Arsenali e refuzoi

Futboll

Arsenali e refuzoi

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 16:23
Reali

Mesfushori i Real Madrid-it, Federico Valverde ka zbuluar se dikur ka qenë në provë tek Arsenal-i, por Topçinjtë vendosën të mos e merrnin në ekip.

Valverde, 25 vjeç, iu bashkua Los Blancos nga skuadra uruguaiane Penarol në vitin 2016.

Megjithatë, para lëvizjes së tij në Santiago Bernabeu, ai mori pjesë në një test njëjavor me Arsenal-in.

Trajneri i atëhershëm Arsene Wenger vendosi kundër blerjes të tij, kështu që Real Madrid-i përfitoi dhe arrit një marrëveshje.

Dhe që atëherë mesfushori është bërë një nga yjet më të kërkuar në Europë.

Duke folur për periudhën e tij të shkurtër tek Arsenal përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës të Uruguait kundër Kilit, Valverde pranoi se ai do të jetë “gjithmonë mirënjohës” për mënyrën se si u trajtua nga ish-ylli i Topçinjve, Alexis Sanchez.

“Unë kam qenë gjithmonë mirënjohës ndaj tij. Kur shkova për t’u stërvitur tek Arsenal, Alexis ishte atje dhe ai ishte një nga të paktët që erdhi për të më ndihmuar.

“Do t’i jem gjithmonë mirënjohës sepse duke qenë askush, u prita mirë nga ai. Ai ishte aty për të më ndihmuar kur isha fëmijë.

“Si futbollist ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

Valverde tani është një titullar i rregullt për Real Madridin pasi ka bërë 208 paraqitje në ekipin e parë në shtatë vjet.

Ai gjithashtu ka fituar dy tituj të La Liga-s dhe një titull të Champions League.

Liverpool u përpoq të nënshkruante mesfushorin në fillim të kësaj vere, por Real Madrid refuzoi menjëherë një ofertë prej 51 milionë sterlinash.

Ai tani vlerësohet 100 milionë sterlina nga Transfermarkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat