Santos: Shqipërinë e njoh mirë

Futboll

Santos: Shqipërinë e njoh mirë

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 18:19
Santos

Shqipëria pret të dielën në Air Albania, Poloninë.

Një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për fatet e kuqezinjve në këtë fushatë eliminatore për Euro 2024. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i polakëve Fernando Santos u shpreh se e vlerëson shumë Shqipërinë dhe se e njeh mirë forcën e saj edhe nga përballjet në të kaluarën.

A do të ishte dështim barazimi me Shqipërinë? “As unë dhe as trajneri i Shqipërisë nuk hyjmë për barazim, secila skuadër do të luajë për të fituar. Shqipëria është një kundërshtar me shumë cilësi, do të luftojmë.

Është një skuadër që zhvillohet vazhdimisht, kam qenë në krye të një skuadre që është ndeshur me Shqipërinë në 2016 dhe jam i vetëdjishëm për forcën e tyre.

Është një skuadër e mirëorganizuar dhe me cilësi shumë më të mirë se më para. E njoh mjaft edhe trajnerin e kundërshtarëve. Është një skuadër që di të mbrojë dhe të sulmojë, është e organizuar dhe nesër të dyja skuadrat do të luajmë për fitore”.

Çfarë ndodh nëse humbisni nesër, trajneri Sylvinho nuk ka humbur pas sfidës me Poloninë? “Në futboll dikush fiton, dikush humbet. Në rast se fitojmë do të shikojmë ndeshjet e radhës dhe do ta kemi vetë në dorë fatin tonë, në të kundërt do të varemi nga të tjerët”.

Rikthimi i Krychowiak pas një kohe të gjatë? “Në vendimmarje udhëhiqem nga analizat, më ka ndodhur edhe më parë. Kam fituar kampionate me lojtarë të cilët i kam takuar vetëm dy ditë. Thërras lojtarë në bazë të nevojës momentale, nuk kam preference personale kur vjen pun ate lojtarët”.

Atmosfera? “Morali është shumë i mirë dhe kështu ka qenë gjithmonë, pavarësisht ccfarë ndodh në fushë, në dhomat e zhveshjes jemi një skuadër e vërtetë. E njohim potencialin e Shqipërisë dhe nesër do të përpiqemi me të gjitha forcat për një rezultat pozitiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat