Ramadani: E dimë objektivin tonë, do të ushtrojmë presion që në fillim

Futboll

Ramadani: E dimë objektivin tonë, do të ushtrojmë presion që në fillim

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 19:12
Ramadani

Ashtu siç ishte planifikuar, trajneri Sylvinho i shoqëruar nga mesfushori i Kombëtares shqiptaer, Ylber Ramadani zhvilluan pasditen e kësaj të shtune, konferencën për shtyp në prag të sfidës së mbrëmjes së nesërme, ndaj Polonisë të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

I pari që komunikoi me mediat ishte kapiteni i “përzgjedhur” për sfidën e nesërme, Ylber Ramadani, i cili tha se në përballjen ndaj Polonisë do të futen ne fushë për të fituar, teksa zbuloi se do të ushtrojnë “presion” që në fillimin e lojës.

“Normalisht kur punon shumë arrin gjëra të mëdha, dua të arrij atje ku unë kam synimin. Me Çekinë u futëm për të fituar, atmosfera nuk është se nuk ishte e lumtur pas ndeshjes. Ne jemi profesionistë, gjithmonë në ndeshje ka presion, ne trajneri na ka përgatitur shumë mirë, është një ndeshje që duhet të futemi për ta fituar.

Kemi edhe tre të tjera, nuk është se e kemi vetëm nesër, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sduhet ta na kapë euforia por ta fitojmë duelin.

Ne çdo ndeshje do futemi për të bërë presion dhe për të fituar, se e dimë se çfarë objektivi kemi dhe do të bëjmë presion.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, dhe ka qenë më e mirë që kur kam qenë këtu. Jemi përgatitur dhe do të përgatitemi më mirë për të marrë një rezultat pozitiv”,- u shpreh “lideri” i mesfushës së “kuqezinjve”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat