Pacheta merr në dorë “frerët” e skuadrës së Villarreal

Futboll

Pacheta merr në dorë “frerët” e skuadrës së Villarreal

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 19:16
Pamje nga prezantimi

Pacheta merr në dorë “frerët” e skuadrës së Villarreal.

Pas shkarkimit të teknikut, Quique Setien nga stoli i “nëndetëseve të verdha” të Villarreal, për shkak të rezultateve katastrofike të këtij fillim sezoni, “gjigandët” spanjollë kanë prezantuar këtë të shtunë teknikun e tyre të ri.

Në vend të Setien është emëruar 55-vjeçari, Juan Jose Rojo Martin ose siç njihet ndryshe në Spanjë, Pacheta, me këtë të fundit që do të marrë në dorë “frerët” e skuadrës deri në fund të sezonit.

Më herët në karrierën e tij, Pacheta ka drejtuar skuadra të njohura në Spanjë si Real Valladolid, përgjatë viteve 2021-2023, Huesca në vitin 2021 dhe skuadrën e Elche përgjatë viteve, 2018-2020. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat