Orë dramatike në Marok, hoteli i Cristiano Ronaldos bëhet vend strehimi

Futboll

Orë dramatike në Marok, hoteli i Cristiano Ronaldos bëhet vend strehimi

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 20:15
Cristiano Ronaldo

Maroku po përjeton orë dramatike pas tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që shkatërroi zonën 70 km nga Marrakesh midis mbrëmjes së të premtes dhe mëngjesit të së shtunës 9 shtator, me një numër të vdekurish prej mbi 1000, që fatkeqësisht është i destinuar të rritet.

Dhe autoritetet duhet të përballen edhe me urgjencën e strehimit, me shumë njerëz që nuk kanë më një çati për të fjetur. Mes të prekurve nga tërmeti janë edhe shumë spanjollë të cilët po kontaktojnë mediat iberike për të raportuar mbi situatën.

Një nga këto është Irene Seixas e cila foli për kanalin RTVE:

“Jemi të dekurajuar, filluam të kërkojmë fluturime të cilat u shitën në një kohë shumë të shkurtër.

Për të provuar të largoheshim më herët, na u desh të merrnim fluturime me vlerë njëmijë euro, sepse ne duhej të niseshim të mërkurën tjetër dhe duhej të vinim në zonën e re të ​Marrakesh.

“Ne arritëm të merrnim hotelin e Cristiano Ronaldos (Pestana CR7 Marrakech), i cili është në periferi.

“Pasi fjetëm gjithë natën në rrugë, në orën shtatë të mëngjesit na dhanë OK për të shkuar dhe në hollin e hotelit gjetëm shumë njerëz të kombësive të ndryshme. Të gjithë kanë fjetur në rrugë dhe të gjithë presin një dhomë”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat