Reagojnë zviceranët për barazimin me Kosovën: Kjo është hera e dytë

Futboll

Reagojnë zviceranët për barazimin me Kosovën: Kjo është hera e dytë

Nga: K. Goca Më: 9 shtator 2023 Në ora: 23:40
Zvicra

Zvicra humbi fitoren e radhës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Kosova tronditi kombëtaren në kohën shtesë dhe falë Vedat Muriqit barazoi (2:2), shkruan mediumi zviceran “Blick”. 

 “Nuk kam asnjë shpjegim.

Duhej ta kishim mbajtur topin në sekondat e fundit, përkundrazi u futëm në një kundërsulm dhe morëm golin e barazimit”, thotë Remo Freuler, autor i golit në Prishtinë

 “Për momentin jam shumë me fat që topi shpesh bie në vendin e duhur.

Por do të ishte edhe më mirë nëse do të fitonim”, tha Freuler,.

Fabian Schär, theksoi  “Kjo është hera e dytë radhazi që pësojmë gol në fund.

Kjo thjesht nuk ishte e mirë. Nuk mund të ndodhë.”
Trajneri Murat Yakin tha për pikët e humbura: “Kosova kërkoi gjithçka nga ne.

Pas epërsisë ne ishim shumë të rezervuar.  Në fund mungoi qartësia e nevojshme.

“Ne duhet të kujdesemi për veten. Na mungonte zgjuarsia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat