Gjermania turpërohet nga Japonia

Futboll

Gjermania turpërohet nga Japonia

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 00:41
Pamje nga ndeshja

Japonia konfirmohet makthi i Gjermanisë.

Gjermania turpërohet nga Japonia

Pasi e mposhtën më 23 nëntor të vitit 2022 duke e eliminuar nga grupet e Botërorit, japonezët tashmë i turpërojnë gjermanët edhe në miqësore, teksa triumfuan me rezultatin 1:4 në stadiumin e Volfsburgut.  

Moment i vështirë për Gjermaninë që ka marrë 4 humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur. 

11 minuta u kanë mjaftuar japonezëve për të kaluar në avantazh me Iton. Kundërpërgjigjja e gjermanëve ka qenë e shpejtë, me Sane që ka barazuar në të 19-ën.

Megjithatë, minutat e mbetura të ndeshjes kanë folur vetëm për Japoninë, që ka shënuar edhe tre gola të tjerë me Ueda në minutën e 22-të , Asano në 90-tën dhe Tanak në 90+2’..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat