A ishte penallti për Kosovën? Kështu përgjigjet komentatori zviceran 

Futboll

A ishte penallti për Kosovën? Kështu përgjigjet komentatori zviceran 

Nga: K. Goca Më: 10 shtator 2023 Në ora: 00:51
A ishte penallti për Kosovën?

Mediumi i njohur zviceran “Blick” ka shtruar një pyetje shumë interesante në rastin e Vedat Muroqit.   

“A  duhej që të jepej penallti këtu Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj Zvicrës? 

Ylli i Manchester City, Manuel Akanji u përpoq që të largonte lojtarin  e Mallorca-s, Vedat Muriqin, në zonën e tij të penalltisë pak para pjesës së parë, kur rezultati ishte 1:0 për Zvicrën. 

Këmba e Akanjit është shumë lart. Muriqi qëndron aty për një moment, prek fytyrën dhe kërkon penallti.

"Këmba nuk ka vend atje lart",- thotë komentatori i SRF Sascha Ruefer.

“Ai nuk e godet topin dhe as lojtarin. Nuk mendoj se mund të ishte penallti”, thotë eksperti Benjamin Huggel.

Me fat ishte Zvicra: Gjyqtari Jakob Kehlet (Danimarkë) nuk akordon penallti dhe as VAR-i nuk përfshihet, shkruan mediumi zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat