Bileta për Shqipëri - Poloni?

Futboll

Bileta për Shqipëri - Poloni?

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 12:58
Andri Verçani - djathtas

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të Poloninë në “Air Albania”, këtë të dielë duke nisur nga ora 20:45, sfidë e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024..

Ndonëse jemi pak orë përpara këtij takimi interesimi i tifozëve për të gjetur bileta për në stadium vijon të jetë shumë i lartë.

Për t’u përgjigjur interesit të lartë të tifozerisë “kuqezi”, në një prononcim për SuperSport/Digitalb, Drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andri Verçani theksoi se të gjitha biletat kanë rreth një javë që janë shitur të gjitha.

“Interesimi për bileta vijon të jetë i lartë dhe na kontaktojnë në çdo moment tifozë që duan bileta, megjithatë ato kanë ditë që kanë përfunduar të gjitha dhe stadiumi do të jetë plot sonte në mbrëmje.

Kam vetëm një kërkesë për tifozët kuqezi që të mbështesin sa më shumë Kombëtaren dhe të dhurojnë spektakël siç duhet.”-deklaroi Verçani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat