Maguire nuk është problemi

Futboll

Maguire nuk është problemi

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 18:30
Maguire

Sipas analistit Martin Keown, Harry Maguire nuk është problemi më i madh që po përballet skuadra e parë e Manchester United këtë sezon

Duke folur për talkSPORT, Keoën e ka mbrojtur Maguire duke thënë se problemi kryesor të Djajtë e Kuq shtrihet pak me thellë në fushë.

United transferoi Mason Mount në merkato të verës për ta forcuar mesfushën e Ten Hag, por ish futbollisti i Chelsea ka vuajtur për formë në ndeshjet e para me klubin, dhe kjo zonë, sipas analistit, është shqetësimi real i kësaj skuadre.

“Disa nga ne flasin si për drejtimin e autobusit si për drejtimin e skuadrave të futbollit dhe mendoj që kjo po ndodh për momentin me Manchester United”, tha Keown për talkSPORT.

“Në të vërtetë është mesfusha ky problem dhe Harry Maguire nuk është një problem i domosdoshëm”.

Problemi në mesfushë ende nuk është zgjedhur. Në ditën e fundit të merkatos, United nënshkroi me mesfushorin defansiv të Marokut, Sofyan Ambrabat, i cili ishte krucial me Kombëtaren e tij në fund të vitit të kaluar duke shkuar me kombin afrikan në gjysmëfinale të Katari 2022.

27 vjeçari i është bashkuar skuadrës për 10 milionë euro huazim me mundësi blerje sezonin e ardhshëm – derisa United po shikon që t’i mbulojë hapësirat në mesfushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat