Media rumune alarmon, Raducioiu: Për Kosovën mos të stërvitet, shkoni e faluni

Futboll

Media rumune alarmon, Raducioiu: Për Kosovën mos të stërvitet, shkoni e faluni

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 shtator 2023 Në ora: 19:21
Rumania

Rumania ka barazuar me rezultat 1:1 me Izraelin, ky barazim i ka nevrikosur njohësit e futbollit në Rumani. 

Marcel Raducanu, është i ashpër me lojtarët e kombëtares rumune pas barazimit me Izraelin. 

Ai ka analizuar lojën e kombëtares, duke u treguar tejet i pakënaqur me atë që ka parë. 

Ish-reprezentuesi kritikoi edhe trajnerin, i cili mbrojti lojtarët pavarësisht paraqitjes së dobët.

“Isha shumë kurioz të shihja skuadrën rumune, të shihja diçka tjetër, por fatkeqësisht nuk kishte asgjë.

Dëgjova edhe intervistat e dy djemve, Viorel Moldovan dhe Florin Raducioiu, sa të zemëruar ishin. 

Jemi në vendin e dytë, por Kosova po vjen.

Presioni do të jetë edhe më i lartë, nuk e di nëse do të mund të luajnë me presion të madh.

Do të doja të them diçka pozitive, por nuk kam asgjë.

Është keq, nuk mund të shikosh çfarë luhet atje”, tha mes të tjera Marcel Raducanu për mediumin “Digi Sport”.

“Këshilla” për rumunët para duelit me Kosovën: “Le të shkojnë në kishë të falen!

Në të njëjtën kohë, duke komentuar duelin me Kosovën, Marcel Raducanu u shpreh ironizues dhe u sugjeroi futbollistëve të kombëtares që të luten për tri pikët.

“Çfarë të thotë Edy Jordanesku, këtë duhet ta thotë. Nëse ai thotë të kundërtën, askush nuk i beson më dhe ai mund të largohet.

Në ndeshjen me Kosovën duhet të ndërpresë stërvitjet, të shkojë në kishë, të lutet, të rrëfehet, të pendohet, duke menduar se Zoti na ndihmon”, ka përfunduar Raducanu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat