Lala: Më ngjason Ramadani, Broja dhe Asllani tjetër “brum”

Futboll

Lala: Më ngjason Ramadani, Broja dhe Asllani tjetër “brum”

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 20:27
Lala - majtas

Para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Polonisë, nga Air Albania foli ish-mesfushori i kombëtares, Altin Lala.

Ky i fundit theksoi se Shqipëria është një skuadër me shumë cilësi ndërsa u shpreh me besim se kuqezinjtë do të jenë pjesë e Europianit vitin e ardhshëm.

“Skuadra nëse luan si pjesën e parë ndaj çekisë ku ishte kompakte dhe në sinkron, atëherë mund të fitojë dyluftimet dhe t’i rrezikojë. Është ndeshja më e rëndësishme dhe të dyja skuadrat do të jenë të rrezikshme.

Trajneri ka punuar mirë dhe ka disiplinë në fushë, lojtarët i përgjigjen. Polonia është skuadër e madhe me cilësi, por duhet të jemi më të guximshëm dhe me përqëndrimin e duhur mund të bëjmë mirë”.

Çfarë do të bëje ndryshe nga Sylvinho? “Nuk ka shumë gjëra që do të ndryshoja, edhe unë do ta aktivizoja Uzunin nga minuta e parë, besoj do t’i bëjë punë skuadrës sonë”.

Kush është “Lala” i skuadrës aktuale? “Ramadani më përngjan më shumë. Kjo kombëtare si grup mund të jetë më e mira, janë 22 lojtarë që kanë shumë cilësi, Broja dhe Asllani bëjnë diferencën. Trajneri ka mundësi të bëjë shumë zgjedhje. Do të shkojmë në Europian”, u shpreh Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat