Ramadani: Kemi edhe tri finale të tjera, duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje

Futboll

Ramadani: Kemi edhe tri finale të tjera, duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 23:29
Ylber Ramadani

Futbollisti Ylber Ramadani ka thënë se Shqipëria është në rrugën e duhur por ka edhe tri finale.

“Goli i Asanit erdhi në momentin e duhur. Sepse e dimë kjo fitorja çka na sjellë. Kemi edhe tri finale të tjera, duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje”, u shpreh Ramadani.

Ai foli edhe për transferimin në kampionatin italian.

“Ka qenë viti më i mirë që jam rritur si lojtar dhe do të punojë më shumë jam 27 vjeç dua ta jap më të mirën çdo ditë, veç puna duhet të punojmë që të vazhdojmë përpara”, u shpreh Ramadani.

“I kam thënë trajnerit që nuk e kam problem që ta ruaj Piotr Zielinskin, e njoh lojtarin në Serie A, ka teknikë të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat