Lewandowski i shkatërruar pas humbjes nga Shqipëria, çudit me deklaratë

Futboll

Lewandowski i shkatërruar pas humbjes nga Shqipëria, çudit me deklaratë

Nga: K. Goca Më: 11 shtator 2023 Në ora: 00:04
Robert Lewandowski

Lewandowski i shkatërruar pas humbjes nga Shqipëria, zëri i tij po dridhej.

Humbje nga Shqipëria me rezultat 2:0 e ka mërzitur shumë.

Polonia ka zbehur gjasat për vend të parë, pasi që ka katër pikë me pak se lideri (10 pikë) Shqipëria.

“Nuk ka asnjë shpjegim për ne pas kësaj ndeshje. 

Duhet t'u kërkojmë falje tifozëve dhe ndihem personalisht përgjegjës për këtë”, - tha Robert Lewandowski pas humbjes. 

Kapiteni i kombëtares polake përmendi disa herë përgjegjësinë dhe e bëri të qartë se nuk ishte një rrugëtim i lehtë për të gjithë ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat