Szczesnyn e irriton humbja nga Shqipëria: Shumë turp

Futboll

Szczesnyn e irriton humbja nga Shqipëria: Shumë turp

Nga: K. Goca Më: 11 shtator 2023 Në ora: 00:20
Szczesny

Kombëtarja polake ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Shqipëria të dielën në Tiranë. 

Pas ndeshjes, portieri polak Wojciech Szczesny zbuloi emocionet e tij. 

“Një zhgënjim dhe shumë turp", - tha ai.

Kombëtarja polake shënoi vetëm gjashtë pikë në pesë ndeshje kualifikuese për Euro 2024 dhe e vështirësoi gjasat për dy vendet e para. 

Lojtarët e Fernando Santos po luajnë dobët dhe e ardhmja e portugezit si trajner është në dyshim. 

“Nuk ka dyshime në mesin e ekspertëve të cilët njëzëri deklaruan se puna e tij me ekipin tonë duhet të marrë fund”, shkruan mediumi polak “Sport.pl.

” Skuadra që shënoi dy gola fitoi. Ne nuk krijuam as një mundësi të vetme të mirë shënimi.

Jo një ndeshje e bukur, jo e lezetshme”, tha Szczesny në “TVP Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat