Para ndeshjes me Kosovën, ja sa bileta janë shitur në Rumani

Futboll

Para ndeshjes me Kosovën, ja sa bileta janë shitur në Rumani

Nga: K. Goca Më: 11 shtator 2023 Në ora: 00:43
Rumania

Rumania po përgatitet për sfidën me Kosovën. e cila do ët zhvillohet më 12 shtator (20.45) në kuadër të xhiros së gjashtë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. 

Sa bileta janë shitur për ndeshjen me Kosovën?

“Deri në mbrëmjen e së shtunës janë shitur shumë pak bileta për ndeshjen e Rumanisë me Kosovën në Arenën Kombëtare. 

Sipas ‘Fanatik’, organizatorët arritën të shesin rreth 14,000 bileta deri të shtunën mbrëma.

Arena Kombëtare, stadiumi më i madh në Rumani, ka një kapacitet prej 55,635 vendesh, dhe gjasat që e gjithë arena të jetë e mbushur në momentin e ndeshjes me Kosovën janë jashtëzakonisht të vogla nëse biletat do të shiten me të njëjtin ritëm si më parë”, shkruan mediumin rumun “Prosport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat