Zielinski bëhet “tifoz” i Shqipërisë: Ata treguan luftë dhe ambicie, shpresoj të fitojnë kundër Çekisë

Futboll

Zielinski bëhet “tifoz” i Shqipërisë: Ata treguan luftë dhe ambicie, shpresoj të fitojnë kundër Çekisë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 09:36
Zielinski

Në përfundim të ndeshjes së mbrëmshme, ku Shqipëria fitoi me shifrat 2-0 kundër Polonisë, mesfushori i njohur i kombëtares polake, Piotr Zielinski, ka komentuar sfidën dhe i ka dhënë meritë të madhe Shqipërisë.

“Shqipëria ka reaguar kur u anulua goli jonë. Ata besuan se mund të arrinin një rezultat të mirë. Shqiptarët treguan luftë, ambicie, gatishmëri për të fituar këtë ndeshje. Ne nuk e kishim atë.

Nëse nuk do të kishim të njëjtin nivel lufte dhe përkushtimi si shqiptarët, nuk mund të fitonim.

Tani duhet të fitojmë të tre ndeshjet dhe të shpresojmë se Shqipëria do të fitojë edhe kundër Çekisë”, tha mesfushori polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat