Duka jep lajmin e mirë: Ja kur do të kthehet Armando Broja

Futboll

Duka jep lajmin e mirë: Ja kur do të kthehet Armando Broja

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 11:01
Armando Broja.

Fitorja e merituar ndaj Poloisë në “Air Albania”, ka bërë që mundësia e pjesëmarjes së Shqipërisë në Euro 2024 në Gjermani, të jenë më afër se kurrë.

Por ende kombëtarje duhet të marrë rezultate pozive në tre ndeshjet e mbetura për të siguruar biletën e shumëpritur për në Europian.

I ftuar në Euronews Albania presidenti i FSHF-së Armando Duka tha se entuziazmi për fitoren ndaj polakëve duhet të konkludojë me një kualifikim.

Ai dha lajmin e mirë se në tetor, përballë Çekisë në Tiranë pritet të rikthehet dhe talenti i kombëtares Armando Broja.

I pyetur nga gazetarja Esmeralda Mulaj se a do të na bashkohej  Broja në ndeshjet e mbetura tw Euro 2024, Duka tha se Broja e ka përfunduar fazën e rikuperimit dhe presim që t’i bashkohet ekipit në tetor.

“Broja ka përfunduar fazën e rikuperimit, presim që në këtë javë të jetë në bankinë me Çelsin, domethënë i gatshëm për tu kthyer në fushë. Normalisht duhet të  rikthehet në tetor për ndeshjen e Çekisë. Është një vlerë e shtuar për ne, një nga futbollistët më të mirë shqiptar kështu që do të na ndihmojë në ndeshjen më Çekinë dhe në dy ndeshjet e tjera” – tha Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat