Fitorja e Shqipërisë, Armand Duka: Sylvio, trajneri më i mirë që ka pasur Kombëtarja

Futboll

Fitorja e Shqipërisë, Armand Duka: Sylvio, trajneri më i mirë që ka pasur Kombëtarja

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 11:02
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka komentoi ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ku Shqipëria fitoi  2-0 ndaj Polonisë, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Duka i dha merita të shumta trajnerit Sylvio Mendes Campos Júnior.

Sipas tij ky i fundit i ka dhënë një energji Kombëtares shqiptare ndërsa theksoi se ka uri për suksesin.

Duka shtoi se Sylvio është një nga trajnerët më të mirë që ka pasur Shqipëria.

“Ajo e mbrëmshmja ishte e rëndësishme. Ishte një emocion i veçantë. E prisnim një rezultat të tillë dhe pres një rezultat pozitiv të ekipit tonë ndaj kujtdo kundërshtari dhe jo vetëm ndaj Polonisë. Ne meritojmë dhe kemi mundësi të garojmë me çdo lloj skuadre në Europë. Kombëtarja është rritur, stafi është më shumë profesional se kurrë. Ajo që sjellë rezultat është puna. Silvinio ka krijuar një atmosferë pozitive në skuadër dhe në të gjithë ambientin futbollistik. Është një trajner shumë i mirë. Silvinio është një nga trajnerët që punon më shumë nga të gjithë që ka pasur Kombëtarja. Janë stafi më i mirë që ne kemi pasur ndonjëherë. Silvinio është një energji e re. Ka uri për suksesin”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat