Presidenti i Federatës Polake të Futbollit motivon lojtarët: Ne do luftojmë

Futboll

Presidenti i Federatës Polake të Futbollit motivon lojtarët: Ne do luftojmë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 11:45
Cezary Kulesza

Fitorja e merituar ndaj Poloisë në “Air Albania”, ka bërë që mundësia e pjesëmarjes së Shqipërisë në Euro 2024 në Gjermani, të jenë më afër se kurrë.

Por nga ana tjetër kualifikimi i Polonsë është bërë ende dhe më i vështirë për shkak se ndodhen në vendin e katërt me 6 pikë, 4 pikë larg Shqipërisë që kryeson grupin.

Por, presidenti i Federatës Polake të Futbollit Cezary Kulesza, i ka mbajtur shpresat e lojtarëve gjallë duke shkruar në Tëitter se enda ai ka besim te ekipi për të bërë mirë te tre ndeshjet e fundit dhe për të avancuar më tej.

“Ne luftojmë deri në fund, edhe pse jo gjithçka varet nga ne. Për sa kohë që topi është në lojë, ne duhet të bëjmë gjithçka për të avancuar tutje. Unë besoj te lojtarët tanë!” – shkroi ai.

Renditja:

Shqipëria: 10 pikë

Republika Çeke: 8 pikë

Moldavia 8

Polonia 6

Ishujt Faroe 1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat