Mediat serbe e kërkojnë dënimin e Dakut për tatuazhin “Katana 138”

Futboll

Mediat serbe e kërkojnë dënimin e Dakut për tatuazhin “Katana 138”

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 14:54
Mirlind Daku

Mirlind Daku ishte protagonist i Kombëtares shqiptare mbrëmë duke e shënuar golin e qetësisë ndaj Polonisë, pak minuta pasi hyri në fushën e blertë.

Sulmuesi shqiptar festoi duke e hequr fanellën, ndërsa në shpinën e tij u pa tatuazhi “Katana 138”, kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani – Katana, i rënë në Betejën e Koshares, i shpallur më pas hero kombëtar.

Tatuazhi ngriti shumë pluhur në publikun serb dhe mediat e shtetit fqinj po pyesin nëse UEFA do të reagojë për këtë dhe nëse do ta dënojë sulmuesin shqiptar.

Image
Mirlind Daku

Nga ana e tij, futbollisti shqiptar nga Kosova e dha një mesazh të fuqishëm dhe emocionues pas lojës.

“Golin ua dedikoj të gjitha viktimave në Kosovë që dhanë gjithçka për atdheun e tyre, që sot të luajmë këtu dhe të bashkojmë të gjitha trevat shqiptare”, deklaroi sulmuesi.

Krahas golit të Dakut, ndaj polakëve shënoi gol spektakolar edhe Jasir Asani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat