Disa minuta lojë me Kosovën në ndeshje zyrtare ia pamundësojnë Armend Thaqit që të kalojë te Shqipëria

Futboll

Disa minuta lojë me Kosovën në ndeshje zyrtare ia pamundësojnë Armend Thaqit që të kalojë te Shqipëria

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 23:05
Armend Thaqi

Sot para ndeshjes me Rumaninë u hap një debat në lidhje me kalimin e Armend Thaqit dhe Lumbardh Dellovës te Shqipëria.

Dyshja që luajnë te Ballkani pa dyshim janë dy nga lojtarët më të mirë në elitën e futbollit kosovar, ndërsa në të shkuarën kanë pasur ftesa nga Kosova.

Debati u hap kur trajneri i njohur Bylbyl Sokoli në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në tha se Thaqi mund të bëhet pjesë e Shqipërisë në të ardhmen.

“Armend Thaqi është shumë afër Shqipërisë,” ka thënë ai shkurtimisht.

Por realisht kjo është e pamundur të ndodh, pasi që Armend Thaqi që ka pesë ndeshje me fanellën e Kosovës, ka edhe një ndeshje zyrtare në mesin e tyre.

Thaqi debutojë me 18 nëntor në përballjen ndaj Moldavisë që Kosova e fitoi 1-0 me golin e golin e Lirim Krastratit e vlefshme për Ligën e Kombeve .

Mbrojtësi i djathtë u fut në lojë në minutën e 90-të duke zëvendësuar Bersant Celinën dhe ata minuta pak sa ishte në fushë ia pamundësojnë të ndërrojë përfaqësuese.

Rasti i Lumbardh Dellovës është më i ndryshëm, edhe pasi ai ka tri paraqitje me Kosovën.

Dellova kishte debutuar me Kosovën ndaj Burkina Fasos në miqësore ku luajti 19 minuta në fitoren 5-0 në mars të 2022.

Ai ishte i ftuar edhe për ndeshjet zyrtare ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros, por nuk luajti fare në ndeshjet e shtatorit të vitit të shkuar.

Por dy muaj më pas ai luajti nga 90 minuta ndeshjet miqësore me Armeninë (2-2) dhe Ishujt Faroe (1-1).

Paraqitjet e tij me Ballkanin në garat ndërkombëtare kanë qenë të nivelit të lartë dhe ftesa nga Kosova për të ishte pritur nga shumë njohës të futbollit.

Duke e parë që nuk ka luajtur asnjëherë ndeshje zyrtare, ai mund të ndërrojë përfaqësuese nëse i jepet mundësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat