Blanc u shkarkua nga Lyon, Gattuso mund të jetë pasuesi i francezit

Futboll

Blanc u shkarkua nga Lyon, Gattuso mund të jetë pasuesi i francezit

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 09:57
Gattuso

Një ditë më parë, Lyon njoftoi shkarkimin e Laurent Blanc nga posti i trajnerit. Shkak u bënë rezultatet negative të teknikut francez.

Pas katër ndeshjes në kampionatin francez, Lyon renditet në vendin e fundit të tabelës.

Kështu, mediat franceze tashmë kanë filluar të flasin për pasuesin e tij, konkretisht “L’Equipe” pasi shkruan se Gattuso mendohet të jetë pasuesi i stolit.

Trajneri itlalian cilësohet si i duhuri pasi ka karakterin “vullkanik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat