Southgate: Kyle Walker ndoshta nuk do ta pëlqejë këtë që po ju them

Futboll

Southgate: Kyle Walker ndoshta nuk do ta pëlqejë këtë që po ju them

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 11:34
Southgate

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, foli në një konferencë për shtypin para ndeshjes miqësore kundër Skocisë, ku u ndal për të folur edhe pozicionin e Kyle Walker.

Mrojtësi i Man. City-t ka dashur t’i thotë lamtumirë kombëtares në më shumë se një rast:

“Kam folur me të disa herë për tërheqjen nga kombëtarja, pas Kampionatit Evropian (në vitin 2021) dhe në Kupën e fundit Botërore. Mendoj se atij i pëlqen të jetë me ne dhe tani ai po mendon se sa paraqitje mund të bëjë.

Nëse po flasim për lojtarë që janë të klasit botëror në pozicionet e tyre, Kyle është ndoshta njëri prej tyre.

Nuk mendoj se ai e kupton se sa vlerë ka për të kjo skuadër dhe sa i rëndësishëm është për ne. Ndoshta nuk do të më falënderojë që e ndaj me ju të gjithë këtë…”, përfundoi përzgjedhësi i “Tre Luanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat