Sinemati: E mori Roshin dhe e dërgoi në tribunë

Futboll

Sinemati: E mori Roshin dhe e dërgoi në tribunë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:17
Odise Roshi

Sinemati ka kritikuar zgjedhjen e bërë nga Silvinjo me Odise Roshin.

Ky i fundit u grumbullua nga Kombëtarja dhe më pas u dërgua në pankinë për ndeshjen kundër Polonisë.

E gjitha kjo situatë ka bërë që Sinemati të ketë disa rezerva për trajnerin e Shqipërisë.

“Po flasim vetëm për anët e mira të Silvinjos, tani të flasim për diçka që më la rezervë. Ka grumbulluar Odise Roshin. Si thirret Roshi dhe tradhtohet në momentet më të mira të tijat?

E kemi vendosur vetëm njëherë si mbrojtës të majtë me Francën. Tani e merr dhe e dërgon në tribunë. Këtë nuk e kuptova dot.

Nuk ka dyshim që është rezultati më i rëndësishëm.

Por mos të harrojmë që ishte një rezultat i bukur, jo një lojë e bukur. Ne harrojmë që në Ceki shënuam gol me një gjuatje në portë dhe këtu me Poloninë shënuam dy gola me dy gjuajtje në portë”, tha Sinemati..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat