Partizani përgatitet me mungesa ndaj Vllaznisë

Futboll

Partizani përgatitet me mungesa ndaj Vllaznisë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:44
Partizani

Partizani ka një ndeshje mjaft të vështirë në Superiore, ku do të udhëtojë në transfertën e Shkodrës për t’u përballur me Vllazninë. Kampionët nuk do të kenë shërbimet e portierit Pano Qirku.

Fatmirësisht bie alarmi për Pano Qirkon. Gardiani ditën e djeshme ka lënë spitalin, ku po trajtohej pas aksidentit të pësuar të premten e shkuar në Tiranë, ku makina me të cilën ai udhëtonte si pasagjer, u godit nga pas.

Gardiani rezultoi të kishte dëmtim në dy prej brinjëve, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Ai do të qëndrojë për pak ditë pushim, para se të kthehet gradualisht në stërvitje të plotë me portierët e tjerë të skuadrës.

Shenja pozitive ka shfaqur Mba, i cili pritet të luajë në këtë sfidë, teksa në garë me kohën është edhe Adnard Mehmeti, që është në fazën e fundit të rikuperimit të tërheqjes muskulore, që pësoi para ndeshjes së dytë ndaj Astanës. Qirko, Sembene dhe Mensah janë mungesa të sigurta. Aktualisht edhe Da Silva mbetet jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat