Real, ka gati zëvendësuesin e Mbappe: emri është i bujshëm

Futboll

Real, ka gati zëvendësuesin e Mbappe: emri është i bujshëm

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 16:09
Mbappe

Një nga negociatat e merkatos që vazhdon prej një kohe të gjatë është ajo që Real Madrid po mundohet ta mbyllë për të marrë Kylian Mbappe në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë, kundërshtimet e vazhdueshme të PSG-së e ka bërë gjithmonë të vështirë realizimin e operacionit dhe pikërisht për këtë, Los Blancos duket se kanë filluar të kërkojnë alternativa prej disa kohësh.

Emrat e monitoruar nga madrilenët kanë qenë të shumtë, nga Harry Kane te Dusgan Vlahoviq, por pa u hedhur në sulm për asnjërën nga këto alternativa.

Megjithatë, në orët e fundit ka filluar të flitet për një emër tjetër. Sipas Tuttomercatoweb, klubi spanjoll duket se ka kthyer sytë nga Julian Alvarez, i cili do të bëhej alternativa e parë nëse nuk do të arrihet të merret Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat