FSHF-ja nuk e shmang gjobën

Futboll

FSHF-ja nuk e shmang gjobën

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:00
Shqipëria

Ndeshja Shqipëri-Poloni nuk kaloi pa incidente.

Tensioni dhe përplasja para nisjes së takimit, ka rezultuar me rreth 30 stola të thyer në sektorin e tifozëve polakë të cilët u përplasën fizikisht edhe me policinë.

Ndërkohë që gjatë takimit ata përdorën edhe flakadanë.

Sa i përket tifozëve kuqezi që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit, pavarësisht spektaklit të krijuar gjatë 90 minutave dhe mbështetjes maksimale, hedhja e disa flakadanëve në fushë që në minutën e parë të ndeshjes, do t’i kushtojë një gjobë FSHF-së.

Kujtojmë që në përballjen e vitit 2021, incidentet që ndodhën i kushtuan një gjobë prej 170 mijë frangash Federatës Shqiptare të Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat