Felix, gati për Barcelonën

Futboll

Felix, gati për Barcelonën

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:37
Felix

Joao Felix, i aktivizuar në pjesën e dytë në fitoren e thellë 9-0 të Portugalisë ndaj Luksemburgut (shënoi golin e rezultatit përfundimtar), foli për të përditshmen katalane “Sport” për ëndrrën më të madhe që i ushqen shpirtin në fillim të sezonit.

“Championsi është një objektivi i vërtetë. Të gjithë titujt për të cilët do të garojmë janë synimi ynë, por ne po ecim hap pas hapi dhe me qetësi”, tha Felix.

Më pas, foli për gjendjen e tij, i gatshëm për të thënë fjalën e tij me fanellën “blaugrana”.

“Ndihem mirë, me besim. Edhe fizikisht, megjithëse nuk kam pasur shumë minuta kohët e fundit. Jam gati ta nis fuqishëm te Barcelona.

Dua të punoj për të ndihmuar ekipin”, garantoi João Félix, i ftuar për t’u shpjeguar tifozëve të Barçës se në cilën zonë të fushës ndihet më mirë: “Ndihem më rehat në krahun e majtë. Kam luajtur në atë pozicion për një kohë dhe mendoj se edhe Xavit i pëlqen të më vendosë aty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat