Messi, vila e ëndrrave në Miami: çmimi është i pabesueshëm

Futboll

Messi, vila e ëndrrave në Miami: çmimi është i pabesueshëm

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:50
Lionel Messi dhe vila

Kampioni i botës bleu një pronë me një plazh privat, tetë dhoma gjumi!

Lionel Messi ka blerë një vilë ëndrrash në Miami, Florida.

Argjentinasi, i cili u transferua te Interi Miami gjatë merkatos së fundit, ka blerë një vilë në bregdetin e Fort Lauderdale, vetëm pesë kilometra larg stadiumit ku klubi i tij luan ndeshjet në shtëpi. Vila ka çdo komoditet që mund të imagjinohet dhe është 1600 m2.

Sipas asaj që u zbulua nga The Real Deal, kampioni argjentinas dhe gruaja e tij kanë shpenzuar rreth 10.8 milionë dollarë për të siguruar shtëpinë.

Prona përfshin një pishinë buzë detit, një palestër me spa, tetë dhoma gjumi. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1988 dhe është rinovuar në vitin 2000/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat