Handanoviq i jep fund futbollit

Futboll

Handanoviq i jep fund futbollit

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:18
Handanoviq 

Samir Handanoviq, portieri slloven, ka vendosur të largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Këtë vendim e ka marrë pasi nuk ka marrë oferta të kënaqshme pas përfundimit të aventurës së tij tek Inter.

Sipas “Il Giornale”, Handanovic do të qëndrojë te zikaltërit në një rol bashkëpuntori, ndoshta si një zbulues apo trajnues portierësh.

Handanovic ka qenë një nga portierët më të mirë të 10 vjeçarit të fundit në Itali dhe jo vetëm.

Me Interin, slloveni ka luajtur 455 ndeshje në total, ku e mbajtur portën të paprekur në 166 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat