Mkhitaryan synon rinovimin me Interin

Futboll

Mkhitaryan synon rinovimin me Interin

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:24
Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan dëshiron të qëndrojë gjatë tek Interi.

Mesfushori armen synon të ecë përpara me fanellën zikaltër, pra të rinovojë kontratën e tij e cila skadon në qershor 2024, kur ai do të jetë 35 vjeç.

Mkhitaryan ka në dispozicion thuajse një sezon të tërë për të bindur Interin. 49 paraqitje dhe 5 gola në të gjitha garat me zikaltrit sezonin e kaluar, mjaftueshëm për të qenë pjesë e formacionit titullar për Simone Inzaghin.

Shpërthimi i Frattesit (dje ai shënoi dygolësh për kombëtaren) mund të ndryshojë skenarët dhe ta bëjë rinovimin për Mkhitaryanit një betejë të vështirë.

Interi, duhet të vlerësojë muajt e ardhshëm nëse i duhet sërish armeni apo me Frattesin ai rol në mesfushë është i mbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat