Deschamps del në mbrojtje të Pogba-s: Nuk do ta bënte kurrë!

Futboll

Deschamps del në mbrojtje të Pogba-s: Nuk do ta bënte kurrë!

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:47
Pogba e Deschamps

Rasti i dopingut me Paul Pogba nuk ka tronditur vetëm Juventusin, por edhe Francën. Mesfushori i Juventusit nuk ishte në skuadrën e Didier Deschamps në grumbullimin e këtij muaji, por trajneri i Les Bleus nuk e ka shmangur komentin për incidentin.

“Natyrisht që jam shumë i befasuar, si i gjithë grupi, por nuk kam elementë për të gjykuar këtë çështje.

Shumë gjëra negative po grumbullohen për të, është një moment shumë i vështirë. Do të kem kohë të flas me të në Ditët në vijim i shkrova një mesazh”, tha Deschamps pas disfatës ndaj Gjermanisë.

“A ka marrë produkte me vetëdije? Nuk mund ta imagjinoj, duke e njohur e di që nuk do ta bënte.

Më kujtohen diskutimet me të për vaksinën dhe Covid-in. Por kjo substancë është në trupin e tij, nuk e dimë se si ‘ka kaluar’.

Unë do ta mbështes, por ai ka forcën dhe karakterin për të kapërcyer këto kohë shumë të vështira”, deklaroi Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat