Reagimi i parë nga UEFA, për turpin që ndodhi në Rumani ndaj Kosovës 

Futboll

Reagimi i parë nga UEFA, për turpin që ndodhi në Rumani ndaj Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:40
Pankarta e turpit

Rumania ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Kosovën, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian. 

“Në minutën e 18-të loja u ndërpre për rreth gjysmë ore, për shkak të një pankarte të vendosur nga ultrasit ‘Të Bashkuar nën Trengjyrësh” ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’.

Përveç kësaj, ata përhapën këngë të ngjashme. 

Siç pritej, UEFA ka reaguar me atë që ndodhi”, shkruan mediumi rumun “Prosport”.

“Pas sjelljes diskriminuese të tifozëve, ndeshja është pezulluar”, thuhet nga UEFA.

“Meqenëse UEFA i klasifikoi incidentet si diskriminuese, pritet që Rumania të marrë një dënim prej të paktën një ndeshje pa spektatorë. “Trikolorët” kanë edhe dy ndeshje për të luajtur në shtëpi,me Andorrën dhe Zvicrën”, shkruan media rumune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat