Bremer dhe sulmuesit më të fortë: Dzeko dhe Lautaro

Futboll

Bremer dhe sulmuesit më të fortë: Dzeko dhe Lautaro

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 19:31
Bremer

Fjalët e mbrojtësit të Juventusit për lojtarët që i kanë sjellë më shumë vështirësi në Serinë A

Gleison Bremer foli për transmetuesin brazilian REDE 98.

Mbrojtësi zbuloi sulmuesit më të fortë në Serinë A dhe objektivat për sezonin e ri me Juventusin.

Ish-lojtari i Torinos e përpiloi renditjen e tij personale si më poshtë: "Kur largohesh nga Brazili për në Itali, shumë gjëra ndryshojnë. Pozicionimi i trupit, markimi në zonë dhe i kundërshtarit.

Sfida më e madhe është sigurisht në nivel taktik. Dzeko, si kur ishte te Roma dhe Interi, dhe Lautaro Martínez janë sulmues të jashtëzakonshëm.Duvan Zapata, i cili tani është në Torino, është gjithashtu shumë i mirë.

Mbaj mend edhe ndeshjen time të parë në Champions League kundër Neymar, Mbappe dhe Messi, ata ishin të çmendur”.

Bremer foli edhe për Juventusin: "Ky vit do të jetë ndryshe për mua sepse kam më shumë përvojë.

Kam kaluar pothuajse pesë vjet në Torino dhe tani jam këtu, pas një prej transfertave më të mëdha ndonjëherë për klubin.

Në 2021 -2022 unë jam isha mbrojtësi më i mirë për Torinon dhe kur shkova te Juve arrita të dal menjëherë, edhe pse ishte një vit i vështirë.

Megjithatë, mësova shumë dhe arrita të thirresha për Kupën e Botës. Kështu që i jam mirënjohës klubit. Këtë vit e kemi nisur mirë kampionatin, duam të luftojmë për vendet e para dhe të kthehemi në Ligën e Kampionëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat