Reagon xhandarmëria për skandalin në Bukuresht ndaj Kosovës: Kjo është e vërteta  

Futboll

Reagon xhandarmëria për skandalin në Bukuresht ndaj Kosovës: Kjo është e vërteta  

Nga: K. Goca Më: 14 shtator 2023 Në ora: 12:08
Xhandarmëria rumune

Xhandarmëria rumune reagon pas skandalit të madh në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ku u shfaq pankarta “Kosova është Serbi” dhe brohoritjeve Serbia, Serbia. 

Andrei Preda, njëri nga drejtuesit e “Brigadës së Bashkuar nën trengjyrësh”, ka treguar se pankarta përkatëse është futur në stadium me pëlqimin e Xhandarmërisë.

“Pretendimi i tifozit është i pabazuar!

Ne e mohojmë kategorikisht këtë!

Ne mohojmë kategorikisht pretendimin e një përkrahësi se pankarta me mesazhin ‘Kosova është Serbi” është futur në stadium me pëlqimin e Xhandarmërisë”, thuhet nga Xhandarmëria.

“Pra, deklarata e atij tifozi është e pabazuar, e pavërtetë, e pambështetur me prova konkrete dhe është shprehje vetëm e një mendimi personal dhe jo e vërtetë faktike”, është mesazhi nga Drejtoria e Përgjithshme e Xhandarmërisë së Bashkisë së Bukureshtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat