Nuk stërvitet me skuadrën prej dy ditësh

Futboll

Nuk stërvitet me skuadrën prej dy ditësh

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 13:39
Partizani

Eros Grezda duket se nuk është në llogaritë e trajnerit Zoran Zekiç për ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë në Shkodër. Nga klubi nuk bëjnë me dije për ndonjë dëmtim të gjakovarit, por gjatë seancave të dy ditëve të fundit ai nuk është stërvitur me ekipin.

Nga sa bëjnë me dije, ai është ushtruar në palestër, por nuk është e qartë arsyeja.

Gjakovari ishte titullar në ndeshjen ndaj Laçit, teksa deri të hënën ai është trajnuar normalisht me ekipin.

Përderisa situata është “e mjegullt”, mund të aludojmë për arsye nga më të ndryshmet.

Mbetet të mësohet në ditët në vijim për arsyen, me gjakovarin, që për të hir të së vërtetës në këto muaj të parë nuk ka arritur t’i përmbushë pritshmëritë.

Nga ana tjetër, është fakt që transferimet e ngjashme me Grezdën në Superiore, kanë kërkuar gjithnjë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat