Mbappe: E dua Cristianon, por fillova të kuptoj se Messi është shumë i mirë 

Futboll

Mbappe: E dua Cristianon, por fillova të kuptoj se Messi është shumë i mirë 

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:45
Mbappe e Messi

Kylian Mbappé nuk e ka fshehur kurrë se është një fans i madh i Cristiano Ronaldos, por francezi, i cili luajti dy sezone përkrah Lionel Messit te PSG, tha në një transmetim të drejtpërdrejtë në internet, se mësoi të vlerësonte cilësitë e argjentinasit.

“Unë e dua Cristianon dhe isha një fans i madh i tij kur isha më i ri, por fillova të kuptoj se Messi është shumë i mirë”,- shpjegoi sulmuesi francez, i cili kishte fotografi të Ronaldos në muret e dhomës së tij.

“Kur je një fans i madh i Cristianos, nuk mund të shohësh anën e mirë të Messit, sepse e do atë.

Por tani unë jam rritur dhe më pëlqejnë të dy”,- shtoi sulmuesi i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat