Real Madrid merr masa, bllokon shitjet e biletave për tifozët e Union Berlin

Futboll

Real Madrid merr masa, bllokon shitjet e biletave për tifozët e Union Berlin

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:47
Union Berlin

20 shtatorin e ardhshëm, të mërkurën, “Bernabeu” do të debutojë këtë sezon në Champions League. 

Do të jetë kundër Union Berlin dhe për këtë skuadër gjermane është mjaft ngjarje. 

Prej ditësh tifozët e saj kanë blerë biletat që Real Madridi ka rezervuar për skuadrën gjermane, e cila do të ketë në tribuna afro 4 mijë tifozë.

Ndjekësit e klubit gjerman janë munduar të blejnë më shumë bileta në zona të tjera të fushës, jo në atë të planifikuar për tifozët mysafirë. Megjithatë, ata nuk kanë mundur dhe sipas “Bild”, pasi të gjithë tifozët që kanë tentuar të blejnë bileta në faqen e Real Madrid, kanë parë se si me një adresë IP gjermane. Ata nuk kanë mundur as të hyjnë në dyqanin online dhe nuk kanë mundur të gjejnë akses, ndërkohë që kartat gjermane të pagesës nuk pranohen. 

Real Madridi nuk dëshiron të pësojë atë që ndodhi me Barçën, e cila sezonin e shkuar pa se si tifozët e Eintracht e bënë stadiumin “Camp Nou” të tyrin, prandaj është shumë i vëmendshëm ndaj çdo blerjeje biletash nga tifozët e Union Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat