Elbasani mposht në frymën e fundit Vorën

Futboll

Elbasani mposht në frymën e fundit Vorën

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 20:45
Pamje nga ndeshja

Përballje dramatike mes AF Elbasanit dhe Vorës, që u mbyll me rezultatin 3-2.

Plot 5 gola të shënuar, 3 penallti të akorduara dhe 2 kartonë të kuq, një supersfidë që i pati të gjitha, teksa në fund ishin vendasit ata që festuan.  

Sfida u zhbllokua në minutën e 8-të, me Qardakun që kaloi në avantazh vorakët, ndërkohë në minutën e 33-të, erdhi dhe baraspesha, ku pas një penalltie të ekzekutuar nga Telushi, portieri Ruçi e ndali topi fillimisht, më pas e futi vetë në rrjetës, vendasit shënuan edhe golin e dytë me anë të Lleshit në minutën 45+3. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1.  

Në pjesën e dytë, më konkretisht në minuën e 61-të, Vora gjeti baraspeshën, teksa ishte sërish Qaradaku që shënoi kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që për golin e fitores mendoi kapiteni Karakaçi në minutyën 90+9, ku shënoi golin e fitores sërish nga penalltia.

Vlen të theksohet fakti se të dyja skuadra mbetën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit të Ramit dhe Xhemalajt me nga dy kartonë të verdhë në minutat 67 dhe 72..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat