Gjiganti anglez u përpoq gjatë verës që të nënshkruante me Lamine Yamal

Futboll

Gjiganti anglez u përpoq gjatë verës që të nënshkruante me Lamine Yamal

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 16:49
Lamine Yamal

Kishte zëra në fillim të verës, ende të pabazuara, se marrëdhëniet mes Barcelonës dhe Manchester Cityt po përkeqësoheshin. Tani, shkaku mund të jetë zbuluar.

Barcelona mbylli marrëveshjen këtë verë me Ilkay Gundogan, ish-kapitenin e Manchester Cityt, teksa huazoi edhe Joao Cancelon.

Por, sipas “Marca”, kampioni në fuqi anglez u përpoq të merrte xhevahirin e tyre në La Masia, Lamine Yamal.

Yamal, që mbushi vetëm 16-vjeç në korrik, në atë moment ai kishte të drejtë të nënshkruante një kontratë profesionale për herë të parë. Barcelona ka pohuar publikisht se një marrëveshje është afër realizimit, pas raportimeve gjatë gjithë verës rreth tij.

Megjithatë, në fillim të kësaj jave, anëtari i bordit të “Blaugranëve”, Enric Masip, zbuloi se ai kishte qenë afër largimit.

“Lamine Yamal dhe Balde ishin në rrezik serioz të largoheshin këtë verë, sepse ka një klub që u përpoq t’i ‘gjuante’ ata”, tha Masip.

Dhe, tani është zbuluar se klubi që tentoi ta nënshkruante ishte Manchester City. Nuk është ende e qartë nëse i njëjti është edhe rasti për Alejandro Balde.

Barcelona ka lidhje të ngushta me agjentin e Lamine Yamal, Jorge Mendes, i cili mund t’i ketë ndihmuar në bisedime.

Këtë sezon, Xavi Hernandez po i jep hapësirë të madhe reprezentuesit të ri spanjoll, i cili ka regjistruar katër paraqitje në La Liga, teksa ka kontribuar me dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat