Al Hilal mposht thellë Al Riyadhin, debuton Neymar

Futboll

Al Hilal mposht thellë Al Riyadhin, debuton Neymar

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 23:08
Al Hilal

Katër fitore radhazi, e pesta në gjashtë ndeshje gjithsej për Al Hilal në Saudi Pro League.

Skuadra ku aktivizohen emra të rëndësishëm Neymar (e nisi në stol) Mitrovic, Mlinkovic-Savic, Malcom, Koulibaly e portieri Bono iu imponua me rezultatin e thellë 6-1 Al Riyadhit, duke u rikthyer shumë shpejt në krye të klasifikimit.

Një ndeshje e mbyllur praktikisht që në pjesën e parë, me vendasit që realizuan dy herë, fillimisht me Mitrovicin, nga pika e bardhë e penalltisë, më pas me Al Shahranin, që shfrytëzoi një pasim të Milinovic Savic, për të shuar të qetë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesë ne dytë e gjeti golin futbollisti që i realizoi Argjentinës në Botëror, Al Dawsari, i shërbyer nga Malcom për rezultatin 3-0.

Paka para se të shënohej goli i tretë, debutoi për Al Hilalin Neymar Junior (64’)/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat