Greenwood “shkëlqen” te Getafe pa luajtur akoma ndeshjen e parë

Futboll

Greenwood “shkëlqen” te Getafe pa luajtur akoma ndeshjen e parë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 10:21
Mason Greenwood

Ish-“fantazisti” i “djajve të kuq” të Manchester United, Mason Greenwood, i cili u bë protagonist me akuzat për përdhunim në dy vitet e fundit po bëhet gati që të nisë një aventurë të re në Spanjë, teksa prej disa javësh tashmë është pjesë e skuadrës së La Liga, Getafe.

Mirëpo, nëse në Angli tifozët dolën të gjithë kundra tij dhe reaguan mjaft ashpër duke detyruar bordin e United të largojnë lojtarin nga skuadra, në Spanjë po ndodh e kundërta, me Greenwood.

Ai është kthyer në “idhullin” e tifozëve pa luajtuar akoma ndeshjen e parë për skuadrën.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes britanike, “Daily Mail” brenda një jave, tifozët janë çmendur pas sulmuesit të ri anglez dhe kanë blerë në shifra rekord fanellën me emrin e tij dhe rezulton se kjo është fanella më e shitur në historinë e klubit për një lojtar të vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat