Beckham në krah të Maguire: Mbaje kokën lart!

Futboll

Beckham në krah të Maguire: Mbaje kokën lart!

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 11:34
Beckham

Harry Maguire është sërish në qendër të kritikave teksa mbrojtësi ishte i pafat në ndeshjen miqësore të Anglisë kundër Skocisë duke shkaktuar një autogol.

Komentet negative dhe tallëse ishin të pafundme duke detyruar një sërë personazhesh t’i dilnin në krah Maguire. I fundit që kërkon të ndryshohet kjo sjellje ndaj 30-vjeçarit është David Beckham.

Tabloidi “The Sun” zbuloi se ish-lojtari i Manchester United i ka dërguar një mesazh Maguire duke i shprehur mbështetjen.

Sipas tabloidit britanik, Beckham i tha Maguire se edhe ai e ka kaluar një situatë të tillë në karrierë pas kartonit të kuq me Anglinë në Botërorin e vitit 1998 dhe se njeh mjaft mirë ndjesinë e të qenurit në qendër të kritikave.

Megjithatë, gjithnjë sipas “The Sun”, Beckham e siguroi Maguire se mund t’ia dalë dhe se duhet të qëndrojë me kokën lart pavarësisht komenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat