Pato karikon Milanin para derbit

Futboll

Pato karikon Milanin para derbit

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 11:48
Alexandre Pato

Milan sfidon Interin në derbin e parë të sezonit teksa kuqezinjtë dhe kushurinjtë zikaltër mbërrijnë në një moment pozitiv. Kampionati ka nisur mirë për të dyja skuadrat që kanë koleksionuar tre fitore në tre javët e para të Serie A.

Të dyja ekipet janë me objektiva të qartë dhe kërkojnë titullin, teksa kjo përballje sipas ishit të Milan, Alexandre Pato mund të japë një panoramë më të qartë se cili është favoriti. Ish-sulmuesi shprehet se kuqezinjtë kanë bërë një merkato të zgjuar dhe se tashmë iu duhet të mposhtin Interin për të dhënë sinjalin se janë ata skuadra më e fortë në Itali.

“Pulisic më pëlqen shumë, ka sjellë në Itali pak nga futbolli anglez.

Megjithatë, i duhet edhe pak kohë që të përshtatet plotësisht. Në Serie A i kushtohet shumë vëmendje pjesës taktike, por jam i sigurt se ai do t’ia dalë.

Më duhet të theksoj se shoqëria ka bërë një merkato të zgjuar, skuadra është e ndërtuar shumë mirë. Kanë firmosur edhe me një mikun tim. E kam fjalën për Loftus-Cheek, e njoh prej kohës te Chelsea. Ai është një lojtar shumë i fortë, i zoti.

Inter-Milan? Unë besoj shumë te ish-skuadra ime, kanë një trajner të madh. Nëse fitojnë këtë derbi atëherë do të jepnin një sinjal për kampionatin dhe për yllin e dytë në fanellë”, u shpreh Pato.

Ndeshjen mes Interit dhe Milanit mund ta ndiqni në SuperSport duke nisur nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat