Gati për sfidën

Futboll

Gati për sfidën

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 13:06
Guardiola

Guardiola rikthehet në stol pas operacionit: Tani nis sezoni i vërtetë për Sitin

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, do të rikthehet në stolin e skuadrës pas mungesës në dy ndeshje. 

Përpara transfertës së sotme me Uest Hemin, katalanasi ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, ndërsa ai tregoi edhe gjendjen e tij shëndetësore pas operacionit në shpinë që kreu në Barcelonë: “Po përmirësohem. Doktori bëri një punë të mirë dhe çdo javë do të jetë më mirë. Ishte e çuditshme [të mos isha në stol], por ishte në rregull”.

Kampionët e tij janë e vetmja skuadër që kanë pikë të plota pas 4 ndeshjesh në Premier Ligë, por Guardiola komentoi kalendarin e ngjeshur që i pret dhe ka paralajmëruar se tani nis sezoni i vërtetë.

“Kalendari nuk ndikon në përzgjedhjen e skuadrës kundër Uest Hemit. Sezoni gjithmonë fillon pikërisht tani, pas pushimit të parë ndërkombëtar, kur merkato është mbyllur: fëmijët janë kthyer në shkollë dhe prindërit mund të futen në rutinën e tyre. Ne kemi Ligën e Kampioneve, Kupën Karabao dhe natyrisht, Premier Ligën”.

Kovaçiç, Stons dhe Grilish janë mungesat që ai konfirmoi dje, ndërsa për blerjen e re, Mateus Nunjez, ai nënvizoi: “Ai mund të luajë mesfushor defensiv ose sulmues, madje edhe mbrojtës krahu.

Ai duhet të përmirësohet me prekjen e parë të topit, nuk është ende mjaftueshëm e mirë. Energjia e tij është e mirë dhe ai ka luajtur ndeshjet e fundit me Uolvesin si sulmues krah. Ai ka kaq shumë cilësi. Mund të driblojë mirë dhe me kohën do të mësojë sesi të jetë më i saktë me prekjen e parë. Do ta mësojë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat