Alarm tek Interi

Futboll

Alarm tek Interi

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 14:24
Logo e Interit

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Inter-it është Nicolo Barella. Mesfushori është përfshirë edhe në listën e kandidatëve për Topin e Artë.

Interesi në Europë për të nuk mungon, edhe nga klube që janë në gjendje të shpenzojnë shuma të frikshme.

Sipas Fichajes.net, Newcastle vazhdon ta mbajë në shënjestër Barellan.

Duket se klubi anglez është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 75 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e lojtarit. Shumë pak: Inter ka pak mundësi që të hapë negociatat me këto shifra.

Vetëm një ofertë afër 100 milionëve do të tundonte Marotta-n dhe Ausilio-n. Për momentin bëhet fjalë vetëm për zëra, por situata mund të bëhet më serioze në muajt e ardhshëm.

Vazhdojnë problemet në shtëpinë e Juventus-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat