Xavi: Tani Felix është i lumtur

Futboll

Xavi: Tani Felix është i lumtur

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 12:01
Felix e Xavi

Në pritje të Real Madrid, Barcelona është ngjitur në krye të LaLigas falë triumfit 5-0 ndaj Betis. Katalanasit u shfaqën dominues në fushë dhe nuk i lanë asnjë shans kundërshtarit. Mekanizmat e skuadrës së drejtuar nga trajneri Xavi Hernandez funksionuan për mrekulli ndërsa pas sfidës, tekniku i blaugranave komplimentoi dy prurjet e fundit të merkatos, Joao Felix dhe Joao Cancelo.

“Të dy Joaot i shoh shumë të lumtur, janë në klubin e ëndrrave të tyre dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë. Bënë diferencën ndaj Betis dhe e kanë ngritur shumë nivelin e skuadrës.

Sigurisht bëhet fjalë për dy lojtarë me shumë cilësi dhe duhen menaxhuar mirë.

Cancelo e “lexon” shumë mirë lojën, kjo edhe pse është stërvitur nga trajneri më i mirë (Guardiola te City). Nga ana tjetër, Felix interpretoi në mënyrë të shkëlqyer atë çfarë i kërkuam, kemi punuar shumë duke i treguar video.

Të dy ata na japin më shumë alternative pasi fitojnë duele, krijojnë hapësira dhe thyejnë linjat e kundërshtarëve”, u shpreh Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat