Feston Fiorentina

Futboll

Feston Fiorentina

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 20:14
Fiorentina

Fiorentina rikthehet te fitorja në Serie A. Skuadra e Italianos, mposhti 3-2 Atalantën në Firence, duke parakaluar në renditje zikaltrit nga Bergamo.

Takimi që u transmetua në SuperSport 3, ishte shumë i bukur. Teun Koopmeiners zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20’ nëpërmjet një goditjeje të fortë.

Gjithsesi, avantazhi i Atalantës zgjati vetëm çerek ore, pasi Jack Bonaventura barazoi shifrat me një gjuajtje të zgjuar. Goli i dha zemër Fiorentinës, që festoi sërish në shtesat e fraksionit të parë.

Qendërmbrojtësi argjentinas, Lucas Martinez Quarta realizoi një gol shumë të bukur me kokë pas krosimit të Duncan.

Miqtë e nisën mirë pjesën e dytë, duke barazuar në minutën e 53’ me Ademola Lookman. Nigeriani mori një top nga holandezi De Roon (asisti i dytë për të) dhe mposhti portierin Terracciano.

Aktivizimi i dyshes Beltran-Biraghi ndikoi që Fiorentina të niste sulmet për golin e fitores. Dhe e gjeti atë 14 minuta përpara fundit nëpërmjet Christian Kouame.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes mike. Dhe dërgoi topin në rrjetë, dhe tifozët e pranishëm në “Artemio Franchi” në festë.

Përfundimisht 3-2 për vendasit, që i gëzohen një suksesi me vlera. Berat Gjimshiti e ndoqi gjithë sfidën nga stoli, duke mos u preferuar për këtë ndeshje nga trajneri Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat