“Laçi një kundërshtar i vështirë për t’u mundur”, Memelli kopjon Sylvinho-n: Vllaznia mjafton të mos humbasë

Futboll

“Laçi një kundërshtar i vështirë për t’u mundur”, Memelli kopjon Sylvinho-n: Vllaznia mjafton të mos humbasë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 14:42
Migen Memelli

Vllaznia do të sfidojë tw martwn në transfertë Laçin në orën 16:00, në një transfertw të vështirë për ekipin shkodran ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Superiores. Në prag të këtij dueli, trajneri i shkodranëve Migen Memelli ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

“Ne jemi koshientë për rëndësinë e ndeshjes edhe pse koha nuk ka qenë e mjaftueshme për ta përgatitur, por gjithsesi kemi punuar mjaft mirë në terren, dhe ritmi ka qenë në nivelin e duhur. Do hyjmë në një fazë të kampionatit që sa vjen e do të vështirësohet më tepër.

Ardit Krymi nuk është ende kushtet fizike, ai nuk mund të japë maksimumin. Kemi të bëjmë me një djalë profesionist, ai kërkoi të ndërrohej për të mos qenë një barrë e madhe në fushë, ai dha maksimumin për aq sa ishte.

E kam ndjekur me kujdes ndeshjen me Teutën, Laçi ka lojtarë me kualitet sidomos në fazën sulmuese dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë, të bëjmë kujdes dhe të neutralizojmë pjesën ku na vjen rreziku.

Jam i kënaqur sepse lojtarët po përgjigjen, ajo që na ngeli pak merak është ai 2 pikëshi i humbur ndaj Erzenit. Duhet të shohim përpara sepse nuk ka skuadra të lehta. Djemtë kanë punuar mirë, futbolli prodhon tre rezultate. Sduhet të mendojnë për rezultatin final se bëhet pengesë për moralin.

Nëse bëjmë mirë në fushë, do të vijnë dhe rezultatet. Shpresoj dhe besoj që do të marrim maksimumin nesër. Juriç do të mungojë dhe do të mundohemi të aktivizojmë lojtarë me perspektivë. Ajo që iu kam kërkuar djemve është që të vazhdojnë të mos humbasin, kampionati nuk është i lehtë. E pamë dhe dje se çfarë ndodhi, Dinamo u mund”, deklaroi Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat